Mali i Okolit në Shkodër si pjesë e Parkut Kombëtar të Thethit është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e sotme për shkaqe ende të panjohura. Për shkak të terrenit të thyer malor zjarrëfikëset nuk mund të ndërhyjnë kështu që zjarri po mbahet nën kontroll nga ajri me anë të helikopterëve që hedhin ujë nga ajri.
Flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era në këtë zonë. Vendi kohët e fundit për shkat të temperaturave të larta dhe jo vetëm është përfshirë nga zjarri e kryesisht zonat malore përmëndim këtu zjarrin në Shëngjin në Bushat në Krastë të Krujës etj