Flakët kanë ‘pushtuar’ fshatin Piraj të Lezhës pasditen e sotme.

Zjarri të cilit ende nuk i dihen shkaqet ka përfshirë linjën hekurudhore dhe deri më tani kanë shkrumbuar traversat prej druri në një gjatësi prej rreth 500 metrash.

Nga flakët në rrezik janë vendosur edhe banesat e zonës së fshatit pasi zjarri është favorizuar edhe nga era e fortë që e ka përhapur atë në disa drejtime.

Në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat të ndihmuara edhe nga banorët e zonës po punojnë për shuarjen e flakëve në zonë.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META VLERËSON PESHËNGRITËSIN ERKAND QERIMAJ, I JEP TITULLIN E LARTË: MIRËNJOHJE PËR ARRITJET E TUA
Artikulli tjetërBROJA ME SKUADËR TË RE? KLUBI I PREMIER LEAGUE NË TRATATIVA TË AVANCUARA ME CHELSEAN