Pasi i gjeti mbyllur dyert e PD, Flamur Noka dha një prononcim për mediat e pranishme.
“Një grup deputetësh dhe deputetesh, anëtarë të Grupit Parlamentar të PD erdhëm sot në Selinë e PD, në shtëpinë tonë, për të zhvilluar një mbledhje në lidhje me axhendën që do të ketë grupi parlamentar dhe PD për vitin 2022.
Po konstatojmë me dhimbje se shtëpia e lirisë, Partia jonë Demokratike, në vend që të ishte një ambient që gumëzhinte për fat të keq Edi Rama e kthyer me pengun e tij në një ‘Alkatraz ‘ të kohëve moderne.
E ka kthyer PD-në në një burg të sigurisë së lartë, kjo është e turpshme, është e neverishtme”, ka thënë Flamur Noka.