Një flamur 85-vjeçar do ti shtohet muzeut etnografik të Lezhës në këtë 112-vjetor të shpalljes së pavarësise.Objekti i rrallë i përket ushtarakut të lartë italian dhe Komandantit të Forcave Ajrore të Shqipërisë në vitin 1939, gjeneralit Ferruccio Ranza.Flamuri me përmasa të konsiderueshme është në gjendje relativisht të mire dhe pas konservimit do të ekspozohet krah flamurit të Princ Vidit në muzeun e Lezhës.Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi thotë se ky objekt ka vlera të jashtëzakonshme historike dhe do të jetë mjaft tërheqes për vizitoret.
Krahas objekteve të tjera historike, në këtë mënyre në muzeun etnografik të Lezhës ruhen edhe dy flamuj mjaft të vjeter të cilët do ti rrisin vleren këtij muzeu që ndodhet në ambjentet e pallatit të kultures në qender të qytetit të Lezhës.