Për herë të parë një flamur shqiptar është shpalosur në Polin e Jugut në mes të dëborës.
Në një fotografi të postuar nga Lance Veskar nga ekspodita “Last Degree” shihet se si ai dhe kolegu i tij e mbajnë në duar flamurin shqiptar. Ai ka treguar për vështirësitë derisa kanë arritur në maje, pas shtatë ditësh ecje në një mot shumë të ftohtë. “Mendoj që kjo është hera e parë që flamuri shqiptar është vënë në Polin e Jugut. Së paku kështu kam dëgjuar”, ka shkruar Veskar në Facebook. Përveç kësaj fotografie ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje.