Merkatoja e Vllaznisë mbetet ende e hapur. Me largimin e malazezit Taloviç, klubi kuqeblu mbetet në kërkim të një futbollisti në majën e sulmit, që do të jetë alternativë e Balajt. Megjithatë, shkodranët po shohin edhe për një mbrojtës të majtë, pasi nuk kanë garanci të plotë te braziliani Yago, i cili edhe është dëmtuar së fundmi. Në seancën e fundit stërvitore është bashkuar me skuadrën shkodrane edhe një mbrojtës i majtë në provë dhe nga sa mësohet nga burime të “Star Plus” bëhet fjalë për Arton Podrimcakun.
Ai vjen nga ekipi i Flamurtarit, nga ku u largua së fundmi. Ky futbollist do të qëndrojë pak ditë në provë tek Vllaznia. Në fakt, ka qenë trajneri Brdariç ai që ka kërkuar edhe një mbrojtës të majtë, ndoshta pa qenë shumë i bindur me Yagon. Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Arton Podrimcakun.
Maringlen ZHIVANI