Ngërçi politik,Fleckenstein bisedë me Mccain:PD të hyj në zgjedhje
Ngërci politik në të cilin ndodhet vendi vijon të shqetësojë ndërkombëtarët të cilët edhe një herë i kërkojnë opozitës të marrë pjesë në zgjedhje. Eurodeputeti Fleckenstein gjatë një postimi në twitter është shprehur se ka diskutuar për situatën në Shqipëri me senatorin amerikan John McCain. “Pata një bisedë me senatorin John McCain në Uashington. Qëndrimi ynë sa i takon situatës në Shqipëri është i qartë. Ne i kërkojmë PD-së të marrë pjesë në zgjedhje”, shkruan Fleckenstein në profilin e tij në twitter.