“Dialog dhe jo bojkot.”

Ishte ky mesazhi i përcjellë nga ana e europarlamentarit Knut Fleckenstein, pas një takimi me ministrin Tahiri në Bruksel. “Shpresoj të mos ketë bojkot të Parlamentit, por dialog mes palësh. Ne ramë dakord që palët të vijojnë dialogun për dekriminalizimin. Sepse shqetësimi i këtushëm është që ky ligj nuk po zbatohet”, është shprehur z. Fleckenstein. Nga ana tjeter, ministri Tahiri eshte shprehur: “Bisedova me z. Fleckenstein mbi reformat që ka ndërmarrë qeveria në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në reformimin të sistemit të sigurisë në tërësi. Por edhe mbi reformat e gjithanshme të ndërmarra nga qeveria, të cilat garantojnë rezultate të qëndrueshme në kohë, në raport me luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor”. Çështja “Prenga” është rikthyer në vëmendje edhe nga eurodeputeti, i cili ka kërkuar sqarime lidhur me këtë çështje. Ndërsa Tahiri është shprehur se përgjigjja më e mirë për situatën nuk është bojkoti, po miratimi i akteve nënligjore dhe zbatimi sa më i shpejtë i ligjit të dekriminalizimit

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakNDRYSHIME NË RRJETIN SOCIAL ‘FACEBOOK’
Artikulli tjetërGAS LOTSJELLËS NË KUVENDIN E KOSOVËS