Shoferi i kamionit që la të vdekur 12 nejrëz dhe rreth 50 të tjerë të plagosur, në tregun e Krishtlindjeve në Berlin mbrëmjen e djeshme, përpara policisë ka mohuar çfarëdo përfshirje në sulm.

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se është e tronditur dhe trishtuar nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve duke e quajtur atë një ngjarje të tmerrshme. Merkel deklaroi se sipas të dhënave, “kemi të bëjmë me një sulm terrorist”. Ajo tha se “ne do ta gjejmë forcën për të vazhduar jetën tonë ashtu siç e dëshirojmë, në liri dhe në një shoqëri të hapur”. Sipas Merkel, autori i krimit ishte një refugjat që kishte kërkuar azil në Gjermani, dhe se për ngjarjen kishte patur paralajmërime nga shërbimet sekrete.

Artikulli paraprakAKADEMIA E SHKENCAVE TË SHQIPËRISË VLERËSON HASHIM THAÇIN
Artikulli tjetërPARANDALOHET NJË SULM TERRORIST NË SALSBURG