Botuesi i njohur dhe pronari i UET-së, aksioner i Legal Studio, Henri Çil po mban një konferencë për mediat në lidhje me ngjarjet e e fundit ku ai u arrestua dhe më tej u la në masë detyrimi paraqitje nga Gjykata e Përmetit, për hetimet që vijojnë për një grup me mbi 30 të arrestuar në operacionin “Mezhgorani”.

Henri Çili dha versionin e tij të ngjarjes, ndërsa theksoi mes të tjerash se do të ishte më mirë që të të ishte hetuar në gjendje të lirë, pasi nuk është person i rrezikshëm.

“Gjatë gjithë këtyre ditëve shtypi dhe media është mbushur me versionin e prokurorisë ose policisë dhe besoj se është më minimalja të them versionin tim. Unë më 27 shkurt, Betim Shkupi dhe Ilir Korbi jemi ndaluar në shkelje të rënda procedurale, pa pasur asnjë precedentë penalë në jetën tonë. Nuk kisha asnjë rrezikshmëri për tu larguar , të prishja provat, apo të bëja një krim tjetër.

Do ishte më mirë të thirresha në polici për sqarime, se sa ndalimi dhe pastaj arrestimi ishte i pajustifikuar në rrethanat ku një person ndalohet pastaj njihet me akuzën. Vendimi i Gjykatës së Përmetit hodhi poshtë masën duke normalizuar disi situatën, do kishte qenë më mirë hetim në gjendje të lirë

Unë jam i përfshirë në çështjen si ortak në firmën legale ku kam 75% të aksioneve. Kam interes të ligjshëm si ortak, kam takuar parangociuar, ndërmjetësuar me persona të ndryshëm në funksion të kontratave për shërbime juridike.

Veprimi im në kuadër të kësaj studioje, kishte karakter parapërgatitur për të ndërtuar edhe vlerat e shërbimeve që do ofronin. Unë merrja përsipër fushatat e komunikimit mediatik për shkak të specifikës nga ish profesioni si gazetar.

Akuza 1: Mashtrim.

Nuk kam kryer asnjë veprim të ligjshëm, nuk kam mashtruar askënd. Është marrëdhënie legale, janë bërë kontakte dhe biseda me familjarët për të arritur në një kontratë për shërbime juridike për mbrojtjen e klientëve të ndryshëm në shkallën e tretë, si rasti i dy cështjeve.

Falsifikim. Nuk kam lidhje me këtë akuzë.

Fshehja e të ardhurave: Nuk kam fshehur asgjë, sepse në dy çështjet që dyshohem, nuk kam bërë ansjë arkëtim dhe kontratë shërbimi në studion ligjore se kemi qenë në fazën e negocimit. Çështja e Feti Yzeiraj paraqiste urgjencë se duhej kapur rekursi në gjykatën e lartë

Ndikim i paligjshëm: Nuk kam takuar asnjë gjykatës, as unë dhe as avokatët. Nuk kam takuar asnjëherë në jetë asnjë gjykatës për të ndikuar në vendime.

Në funksionin tim si botues mund të takoj edhe njerëz të drejtësisë, por jo për ndikim.

Është bërë me vullnet të lirë, janë paguar taksat, mes meje dhe Fishtës. Kemi folur me zotin Fishta për të zhvilluar shkolla vere, kontakti me zotin Fishta ka marrë shkas nga lidhja miqësore me një nga klientët e mi, por nuk lidhen fare me çështjen Aliko”.

Artikulli paraprak”ANTI- KÇK U MBËSHTET NGA 72% E OPINIONIT PUBLIK”, RAMA THUMBON OPOZITËN: JENI PA LIDHJE SI UFO
Artikulli tjetërPD: 10 GËNJESHTRAT MË TË MËDHA TË EDI RAMËS SOT PA U SKUQUR FARE