‘Sali Berisha po rikthen në vend kultin e individit dhe kemi detyrë ta ndalojmë’. Ky është mesazhi i studentit të dhjetori 1990 Ilir Dizdari në fjalën e tij në Kuvendin e PD-së.
“Ilir Dizdari, student i dhjetorit 90 dhe i shkurtit 91. Të nderuar demokrate dhe demokratë. Na janë shfaqur me metoda pseudo demokrate dhe janë bërë problem për shqiptarët. Çfarë kërkuam ne në vitin 1990? Është koha për ti ritheksuar.
Ne sot kemi të njëjtat detyra themelore për të çuar në vend amanetin e atyre që nuk jetojnë më. Bëj sot bilancin e shumë figurave që themeluan PD-në dhe më rezulton se ata u larguan, u përzunë dhe fatkeqësisht Shqipëria po rikthehet në kultin e individit”, tha Dizdari.