Në njërën dorë me pankartën ku shkruhet “Paqe, Kërkojmë zgjedhje të parakohshme” Gjergj Çuni, invalidi nga Shkodra i cili është kthyer tashmë në simbolin e protestës së opozitës,flet një ditë pas shoqerimit në polici. Gjergji është afrur pranë sheshit “Demokracia” aty ku kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin me simpatizantët e vet pasditen e së Premtes,

por policia ka bërë shoqërimin e tij me pretendimin se po prishte rendin e qetësinë publike. Duke folur përpara ambjenteve të drejtorisë vendore të policisë Gjergj Cuni tregon momentin e shoqërimit nga patrulla e policisë
Këto janë pamjet kur Gjergj Cuni lë ambjentet e policisë. Ai thotë se e kanë mbajtur për afro 6 orë në birucë

Pavarësisht shntazheve dhe presioneve që po më bëhen unë do të vazhdoj të kërkoj të drejtën time tregon Gjergji të cilit i kanë hequr kempin e invaliditetit

Të gjithë ata që e kujtojnë, Gjergj Çuni u dhunua edhe në një prej protestave të opozitës para Parlamentit. Ai kërkon prej qeverisë rikthimin e pensionit të invaliditetit, i hequr padrejtësisht

Artikulli paraprakTE SHTENA ME ARME NE VELIPOJE
Artikulli tjetërRAMA NË SHKODËR, SI U SHOQËRUAN ZJARRFIKËSIT NË POLICI