Pjesëmarrja e Astrit Patozit në protestën e sotme të “Opozitës” ishte padyshim një surprizë.

Duke pasur parasysh tensionet mes tij dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, jo të gjithë mund ta prisnin Patozin në shesh mes mijëra qytetarëve.

Ai është pyetur nga gazetarët se cila ishte arsyeja e pjesëmarrjes në protestë, ndërsa Patozi është shprehur: ‘Jam këtu si një prej mijëra demokratëve që kam qindra arsye për të protestuar ndaj kësaj qeverie.

Jam në vendin që më takon. Përtej partive politike doja të ishte një protestë e qytetarëve’ shprehet Patozi.

Artikulli paraprakKATER VITE HETIME, SHKATERROHET RRJETI I DROGES 2 SHTETAS NE PRANGA
Artikulli tjetërROZAFATET – ERMIRA ALIJA