Një protestë të ‘turpshme’ që nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri dhe as nuk do të ndodhë e ka konsideruar kryeministri Edi Rama reagimin e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, kryeministri Rama u tregua i prerë duke thënë se edhe sikur 100-fishi i protestuesve te dalin në rrugë asnjë taksë e karburanteve nuk do të hiqet.

Nuk ka pasuri, asgjë më të madhe për mua se besimi që më keni dhënë për të qenë këtu. Kriza nuk filloi dje, ka filluar si rezultat i një reagimi të tregjeve shkak i ringritjes pas pandemisë dhe vala e inflacionit ka qenë më e përmbajtur se në Eurozonë. Kriza energjitike ndërkohë nuk ka filluar sot, e kam paralajmëruar unë atëherë kur thonin nuk ekziston. Unë nuk tallem me njerëzit se kam respekt, me vendin se janë shumë të shtrenjta për mua. Vazhdon mashtrimin thotë tjetri. Fjalë të rënda. Unë i vlerësoj protestat, une nuk kam çfarë frike të kem. Detyra ime nuk e pranon frikën. Kjo protestë është një turp që po tërheq njerëz të shqetësuar, dëshpëruar panikuar nga kjo situatë. Bota proteston kundër luftës jo pse u rritën çmimet. Këtu flitet për Luftë të tretë Botërore. Dilni protestoni sa të doni, edhe 100 fish të jeni asnjë taksë karburanti nuk lëviz.

Artikulli paraprak“PROTESTUESIT, NJË PAKICË E PAKICËS”/ RAMA ZBULON MESAZHIN: JA ÇFARË MË THA ZYRTARI NGA BRUKSELI PËR KËTO MANIFESTIME
Artikulli tjetërSURPRIZA E PAKËNDSHME PËR PUTIN NDËRPRET EDICIONIN KRYESOR TË LAJMEVE NË KANALIN PRO-QEVERITAR