Reshjet e dëborës kanë prekur edhe kryeqytetin gjatë natës, ndonëse me intensitet të dobët. Flokët e parë të dëborës në Tiranë kanë nisur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe kanë zgjatur disa minuta duke krijuar edhe shtresën e parë të bardhë e cila nuk ka qëndruar gjatë.
Bora është shkrirë pa zbardhur dita por gjithsesi gjurmët e saj ishin prezente në disa zona të qytetit të Tiranës. Gjithashtu, reshje bore ka pasur edhe në Elbasan e Librazhd.
Aktualisht për shkak të dëborës janë krijuar vështirësi në qarkullim edhe në rrugën kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Qafë-Thanë dhe në të gjitha akset rurale të Qarkut të Elbasanit.
Për herë të parë këtë vit, ky mëngjes ka gjetur të zbardhur edhe Shkodrën. Gjatë natës ka pasur reshje bore në qytet ku mësohet se trashësia ka arritur në 3-4 cm. Është dashur ndërhyrja e 4 borëpastruesve në qytet për pastrimin e rrugëve dhe normalizimin e lëvizjes së automjeteve.
Edhe Gjirokastra është mbuluar nga dëbora. Trashësia e borës në qytet arrin në 10 cm, ndërsa në zonat rurale janë bllokuar dhjetëra fshatra.
Probleme ka në fshatrat Golem dhe Zagori ku trashësia e borës arrin në 30 cm si dhe Frashër të Përmetit, Lopës dhe Kurvelesh të Tepelenës.
Problematike situata paraqitet në Dibër. Gjysma e fshatrave të këtij Qarku janë të bllokuar. Fshatrat si Lura, Kalaja e Dodes, Arras Selishtë, Ostren, Trebisht dhe në Bulqizë. Ndërkohë prej tetë ditësh është e bllokuar Terrnova e madhe dhe e vogël me 115 shtëpi.
Sa i takon Qarkut të Korçës ku reshjet e borës vijojnë të bien prej disa ditësh probleme raportohen në zonat e thella si Mokër, Panarit, Gorë dhe Lekas.
Reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë gjithë natës edhe në rrethin e Krujës. Për pasojë e gjithë Malësia e Krujës është zbardhur nga dëbora.
Në fshatrat e malësisë niveli i dëborës shkon në rreth 15 centimetra ndersa tek Parku Kombetar i Qafështamës niveli shkon në rreth 30 centimetra.
Janë 6 fshatra të Malesisë së Krujes të bllokuar nga prezenca e dëborës në rrugë. Konkretisht fshatrat Cudhi Zallë, Cudhi kamp, Bruz mal, Bruz zalle, Rranze dhe Parku Kombëtar i Qafështamës.
Për herë të parë këtë vit, ky mëngjes ka gjetur të zbardhur edhe qytetin e Shkodrës. Gjatë natës ka pasur reshje bore në qytet ku mësohet se trashësia ka arritur në 3-4 cm. Është dashur ndërhyrja e 4 borëpastruesve në qytet për pastrimin e rrugëve dhe normalizimin e lëvizjes së automjeteve.