Këngëtari i njohur Flori Mumajesi padyshim që është një nga njerëzit më energjikë dhe që gjithmonë është aktiv në koncerte por këto kohë dicka e ka penguar.

Ka qenë vetë Flori ai që ka treguar se përse koncertet e tij janë anulluar në një post në Instagramin e tij. Shkak është bërë gjendja e tij jo e mirë shëndetesore, nga një dëmtim që ka pësuar në kraharor, ndaj është i detyruar të anulojë gjithë koncertet që ka gjatë kësaj periudhe.

“Nuk di a duhej ta beja kete postim apo jo, por e ndjej detyrim per ata njerez qe nuk kane mundur te me shohin ne koncert. Kam dy dite qe luftoj me dhimbjen ne kraharor per te mos munguar , per te qene aty me ju deri ne minuten e fundit… Por nuk ja dola dot dhe kjo eshte dhimbja me madhe ne te vertet… Pas ketij lendimi rrezikoj ti anulloj te gjitha koncertet! Doktoret me kane dhene nje afat nga 3 deri ne 6 jave per tu rikuperuar, por une shpresoj se do te behem mire me shpejt. Shpresoj mos t’ju shqetesoj ky postim! Nuk me pelqen ta dramatizoj me shume, eshte nje lendim i kockes brenda ne krahe qe duhet kaluar vetem dhe vetem me energji pozitive.Ju dua”, – shkruan Flori.

Artikulli paraprakBUSTI SKANDALOZ I SKËNDERBEUT NË BUDABEST, REAGON AMBASADORI: DO E NDRYSHOJMË
Artikulli tjetërRRITEN AKOMA MË SHUMË TEMPERATURAT, I NXEHTI ARRIN MAJAT