54 sekonda. Kaq kanë mjaftuar për boksierin shqiptar, Florian Marku për të triumfuar në ndeshjen ndaj Dylan Moran, të mbajtur në Manchester Arena. Marku, në sekondat e para goditi fort kundërshtarin, duke bërë që arbitri të mbyllë sfidën më shpejt se ç’ishte parashikuar. Një triumf i arritur me Knock Out teknik dhe me shumë meritë.

“Kam punuar kaq shumë për këtë rikthim. Unë dua ndeshje të mëdha. Boksierët nuk duan të ndeshen me mua” – Tha ai. Më pas, shtoi: “Më jepni një boksier të fortë dhe do shikoni çfarë do iu dhuroj”.

Florian Marku vazhdon të mbajë lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë me arritjet e tij, teksa vijon të mbetet një nga më të mirët. Pritshmëritë janë të mëdha për të ardhmen dhe mbështetësit e tij me padurim po presin ndeshjet e radhës. 30-vjeçari njihet për rekorde, ndërsa sa i takon sukseseve, nuk mund të lëmë pa përmendur marrjen e një titulli kampion të kategorisë IBF.

Artikulli paraprakANALIZA E REL: PRODUKTET NGA MAQEDONIA E VERIUT ZËVENDËSOJNË ATO SERBE NË TREGUN E KOSOVËS
Artikulli tjetërVIZITA E OSMANIT NË SHQIPËRI, PUBLIKOHET AXHENDA E PLOTË!