Vijon të jetë I lartë fluksi I hyrje – daljeve nga dy pikat kryesore të kalimit kufitar të Shkodrës, në Muriqan dhe Hanin e Hotit. Në 72 orët e fundit, rreth 72 mijë persona janë kanë lëvizur përmes këtyre dy pikave kufitare prej të cilëve, më shumë se 37 mijë janë shtetasit që kanë dalë nga kufiri shqiptar në drejtim kryesisht të vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa rreth 33 mijë janë shtetas të cilët vijojnë të hyjnë në Shqipëri për të kaluar pushimet dhe shijuar ditët e fundit të sezonit veror.
Një pjesë e madhe e shtetasve që kthehen janë turistë dhe emigrantë shqiptarë, ndërkohë për përballimin e fluksit në të dyja pikat e kalimit kufitar po punohet me kapacitet të plotë në mënyrë që të evitohen vonesat dhe radhë kilometrike.