Gjatë 5 ditëve të fundit të muajit korrik, ka patur një fluks të shtuar të shtetasve qe kanë lëvizur në dy pikat e kalimit kufitar në Muriqan dhe Hanin e Hotit. Nga të dhënat e siguruara nga drejtoria vendore e policisë Shkodër bëhet me dije se nga data 19 – 23 korrik janë regjistruar 143 mijë shtetas të cilët kanë hyrë dhe dalë në territorin shqiptar përmes këtyre dy pikave kufitare.

Konkretisht, nga 143 mijë shtetasit e regjistruar në këto 5 ditë, rreth 84 mijë është numri I shtetasve që kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa rreth 58 mijë kanë dalë. Nga të dhënat e regjistruara në pikat kufitare, rezulton se nga ky total, rreth 9 mijë janë shtetas që kanë ardhur në Shqipëri për qëllime turistike. Ndërsa nuk mungojnë as emigrantët e shumtë të cilët tashmë kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet me familjarët e tyre.

Në pikat e kalimit kufitar në Muriqan dhe Hanin e Hotit, po punohet me procedura të përshpejtuara për të mos krijuar radhë të gjatë në të dyja anët e kufirit duke lehtësuar kështu trafikun dhe pritjet e gjata.

https://youtu.be/Q0wmSBLgU7M

Artikulli paraprakNGA E HËNA, SEMAFORË EDHE NË PARRUCË
Artikulli tjetërLUHATJA E TENSIONIT PROBLEM, JA KËSHILLAT E NJKVSH