Festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri kanë shtuar fluksin e lëvizjeve në doganën e Muriqanit. Sipas të dhënave të fundit të rregjistruara, rreth 21 mijë shtetas kanë kaluar në pikën e kalimit kufitar në Muriqan gjatë 48 orëve të fundit. Mes të cilëve 13 mijë kanë hyrë, si dhe 8 mijë shtetas kanë dalë nga Shqipëria. Nga 13 mijë shtetas, 980 prej tyre kanë hyrë në Shqipëri për qëllime turistike.
Vihet re se pjesa më e madhe të cilët kalojnë në Muriqan janë shqiptarë të cilët kthehen në vendlindje për të festuar fetstat e fundvitit me familjarët e tyre. Ndërkohë të shumtë janë edhe shtetas të cilët kanë zgjedhur të lëvizin jashtë Shqipërisë gjatë 2 ditëve të fundit drejt destinacioneve të preferuara për të festuar festat e fundvitit.
Fluksi në këtë pikë të kalimit kufitar pritet të rritet edhe më shumë gjatë fundjavës për shkak të kthimit të emigrantëve. Aktualisht, po punohet me të gjitha kapacitetet me përballimin e fluksit të shtetasve që duan të dalin nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi.