Me fillimin e muajit korrik ka nisur edhe të shtohet fluksi I lëvizjeve në pikat e kalimit kufitar në Muriqan dhe Hanin e Hotit. Vetëm në dy ditët e para të maujit janë regjistruar më shumë se 37 mijë shtetas të cilët kanë lëvizur përmes këtyre dy pikave kufitare prej të cilëve më shumë se 20 mijë janë shtetas të cilët kanë hyrë në vendin tonë dhe mbi 16 mijë të tjerë kanë dalë nga territori shqiptar. Pikat e kalimit kufitar Muriqan dhe Hani I Hotit janë dy portat kryesore të veriut të Shqipërisë, përmes së cilës turistë të huaj por edhe emigrantët hyjnë në vendin tonë.

Trendi I lartë I lëvizjeve është vënë re edhe përgjatë muajit qershor ku ka patur një fluks të shtuar të hyrje – daljeve, ndërsa më premtuese duket situata përgjatë muajve korrik dhe gusht, që ciëlsohen zyrtarisht si muaj të pushimeve verore duke bërë që shtetas të ndryshëm të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet. Nisur nga situata, janë marrë masat që të punohet me të gjitha kapacitetet për të eliminuar pritjet e gjata në kufi pavarësisht fluksit të madh të mjeteve që presin të kalojnë përtej kufinjve shqiptarë, por edhe atyre që futen.

Artikulli paraprakQARKU SHKODËR, ASGJËSOHEN 1679 BIMË KANABIS, 1 I ARRESTUAR
Artikulli tjetër30-40 VIZITA NË DITË NË SPITALIN E KOPLIKUT