Pushimet tashmë kanë filluar, ndërsa turistët nga Kosova dhe Maqedonia vazhdojnë të preferojnë bregdetin shqiptar.
Mëngjesi i të shtunës ka sjellë fluks në pikën kufitare të Morinës.
Preferencat e turistëve mbetet Shëngjini, për shkak të afërsisë, pastërtisë dhe sigurisë.
Destinacion tjetër i tyre në këto temperatura të larta është Durrësi dhe Saranda.
Ndërkohë policia kufitare në Morinë, që me fillimin e fluksit e sidomas gjatë fundjavave është duke aplikuar me procedurë të përshpejtuar me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe eliminimin e vonesave për pushuesit.