Sezoni turistik në vendin tonë duket premtues. Vetëm në tre ditët e fundit, në pikën kufitare të Muriqanit kanë hyrë dhe dalë mbi 22 mijë shtetas, prej të cilëve 10 mijë janë shtetas të huaj të cilët kanë hyrë në vendin tonë në këtë hark kohor. Ditën e dielë të 15 majit është regjistruar numri më I lartë I shtetasve të huaj që kanë hyrë përmes kësaj pike kufitare në vendin tonë.

Një pjesë e vizitorëve që hyjnë përmes kësaj pike I drejtohen jo vetëm qytetit të Shkodrës, por edhe qyteteve të tjera në të cilat është hapur zyrtarisht sezoni veror. Siç duket edhe nga vëzhgimi I bërë paraditen e kësaj të hënë, fluksi I lëvizjeve është shpërndarë edhe në ditë të tjera të javës ndërsa janë marrë të gjitha masat për të përballuar këtë fluks që pritet të shtohet gjatë javëve në vazhdim.

Udhëtarëve u është dashur të presin të paktën 30 minuta në radhë për të kaluar në anën tjetër të kufirit, ndërkohë që këtë të hënë ishte I ulët numri I udhëtarëve që hynin në territorin shqiptar.

Edhe pse është ende fillimi I sezonit turistik, duket se pas përmirësimit të situatës së krijuar nga pandemia fluksi I turistëve po I kthehet atij të vitit 2019 ku pati rekord sa I takon hyrjeve në të gjitha pikave kufitare në vend.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, NIS JAVA E AKTIVITETEVE “FAMILJA ASHT DASHNI”
Artikulli tjetërNJË JAVË PAS AKSIDENTIT TË TMERRSHËM NË TIRANË, ÇIFTI KONOMI ENDE NË GJENDJE TË RËNDË, VIJOJNË NË KUJDES INTENSIV