Ditët e fundit shoqërohen me radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar në Muriqan. Fundi I muajit gusht shënon fundin e pushimeve dhe rikthimin e emigrantëve por edhe turistëve të shumtë në vendet ku jetojnë e punojnë. Aktualisht, po punohet me 6 sportele për të përballuar fluksin e shtetave në dalje të kësaj pike kufitare.

Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, prej së premtes janë përpunuar të dhënat e mbi 87 mijë shtetasve shqiptarë dhe të huaj të cilët kanë kaluar përmes kësaj pike. Gjate së premtes, datë 26.08.2022 kanë përpunuar një fluks prej 32327 -shtetas , nga të cilat në hyrje-9682- dhe në dalje-22645.

Gjate ditës së shtunë, 27.08.2022 janë përpunuar një fluks prej 27504-shtetas , nga të cilat në hyrje-9780- dhe në dalje-17724. Ndërsa gjatë datës 28.08.2022 janë përpunuar një fluks prej 27279 shtetas , nga të cilat 12908 në hyrje dhe 14371 në dalje dhe një fluks prej 9218 mjete , 4279 në hyrje dhe 4939 në dalje. Krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019, fluksi është më I lartë dhe pritet që të jetë I njejtë deri në fillim të muajit shtator.

 

Artikulli paraprak“RAMA PO E SHNDËRRON PORTIN E DURRËSIT NË DUBAIN E FAMILJES SË TIJ”, BERISHA: AFERA KORRUPTIVE MË GJIGANDE NË EUROPË
Artikulli tjetërMETA THIRRJE QYTETARËVE: TË BËHEMI BASHKË DHE TË KTHEJMË RENDIN KUSHTETUES!