Ndryshimi I temperaturave ka sjellë shtimin e nurmit të vizitave dhe shtrimeve të fëmijëve të vegjël në pediatrianë e spitalit rajonal të Shkodrës. Mjekja, Manjola Shpori tregon se çdo ditë realizohen rreth 200 vizita, ndërsa janë të shtruar rreth 10 fëmijë të cilët marrin një trajtim të specializuar në pediatri.

Mjekja pediatre tregon disa ndër sëmundjet më të përhapura tek fëmijët.

Për çdo shqetësim që fëmija shfaq, prindërit duhet të drejtohen tek mjeku I familjes fillimisht këshillon mjekja.

Nga virozat e stinës më të prekur janë fëmijët e vegjël pasi janë të dobët dhe iu bie imuniteti më shpejtë.

Artikulli paraprakBANORËT NË GRUDË E RE, 3 DITË NË ERRËSIRË
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET 322-VJETORI I KUVENDIT TË ARBËRIT