Me rritjen e temperaturave muaji Qershor ka sjellë fuks të lartë pacientësh pranë Urgjencës së Spitalit Rajonal të Shkodrës.Vetëm javën e kaluar janë regjistruar 20 raste përgjatë 24 orëve.

Sipas shefit të urgjëncës Alban Haxhi problemet me të cilat paraqiten pacientët janë kryesisht virozat e stinës por edhe problemet kardiovaskulare apo traumave të ndryshme

Mjeku Haxhi këshillon qytetarët që të bëjnë kujdes me produktet që konsumojnë sepse kjo është tepër e rëndësishme

Spitali Rajonal i Shkodrës vijon të jetë në gatishmëri për të përballur fluskin e pacientëve të prekur nga virozat, ndërsa bëhet e ditur se disponohen të gjitha medikamentet e nevojshme.

Këshilla kryesore që ata ofrojnë është ndërgjegjësimi i qytetarëve për të hequr dorë nga tendenca për të marrë medikamente mjekësore pa këshillën e mjekut,

kujdesi për t’u ruajtur nga luhatjet e temperaturave dhe shmangia pa kushte ndaj çdo gjëje që nuk afron higjenë.

 

Artikulli paraprakTË DIELËN TAKOHEN NË BRUKSEL THAÇI E VUÇIÇ
Artikulli tjetërI NXEHTI, NISIN KONTROLLET NË PISHINA