Muaji janar është shoqëruar me fluks fëmijesh të cilët janë paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencen pediatrike të Spitalit Rajonal të Lezhës.60 deri në 80 është numri i fëmijeve që janë paraqitur çdo ditë për ndihmë mjekësore, ndërsa gjatë ditëve të fundit ka një tendece në rënie të fluksit.Diçka e tillë bëhet e ditur nga mjeku pediater Mark Marku sipas të cilët, kjo periudhe ka qenë me e ngarkuar, duke e krahasuar më 1 vit më parë.

Në qarkullim janë dy viruse dhe më i rëndi është ai që ka prekur fëmijet nën 12 muajsh ku ka patur dhe raste të rënda por që janë përballuar me sukses, thotë mjeku pediater.

Në këtë periudhe spitali rajonal i Lezhës është përballur dhe me fluks pacientesh të rritur, të prekur nga virozat dhe viruse te ndryshme.

 

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E HIXHABIT, MBULESA E GRAVE MUSLIMANE
Artikulli tjetërSULA KËRKESË NIKOLLËS: NËSE KRYEMINISTRI S’KA MUNDËSI TË VIJË PËR INTERPELANCË E SHTYJMË, POR JO KËSHTU