E vënë në funksion te pushuesve që prej 1 qershorit, Qendra Shëndetësore Verore në Shengjin po përballet me fluks pacientesh. 300 ka qenë numri i përsonave të cilet kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë javes së fundit, ndërsa fluksi pritet të jetë gjithnjë në rritje. Temperatura e lartë, diarreja dhe toksikacionet e ndryshme janë problemet më të shumta që shfaqin pacientet, thotë mjekia e Qendres Shëndetësore Verore në Shëngjin Irida Ndreu, sipas të ciles qytetaret duhet të ndjekin këshillat e bluzave të bardha.

Dy qendrat Shëndetësore Verore në Shëngjin dhe Tale janë të pajisur me infrastrukturen e nevojshme dhe medikamente thotë drejtoresha e Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë Zojë Zefaj.

Krahas shërbimit shëndetësor përgjatë 24 oreve, prane Qendres Shëndetësore Verore në Shëngjin është vendosur dhe një autoambulance nga Spitali Rajonal i Lezhës, për te qenë në shërbim të pushuesve.

Artikulli paraprakPEDONALJA E MOLOS DREJT DEGRADIMIT
Artikulli tjetërSHTUBINA TEK AKADEMIA VLLAZNIA: DO BËJ MË TË MIRËN