Qendra Komunitare e Shëndetit Mendor pranë Poliklinikës së qytetit të Shkodrës po përballet me një fluks të lartë personash që paraqiten për vizita.

Të paktën 30 persona është fluksi ditor, ndërsa personeli mjekësor e ka mjaft të vështirë të menaxhojë numrin e lartë të qytetarëve apo të ofrojë shërbim në kohë të shpejtë.

Në 10 ditët e para të këtij muaji janë konstatuar edhe disa raste të rënda, ku është nevojitur shtrimi në spital. Qendra Komunitare e Shëndetit mendor është pikë referimi për të gjitha moshat që kërkojnë konsulta mjekësore. Fluksi i lartë i të paraqiturve gjatë stinës së verës ka sjellë shpeshherë kaos dhe vonesa të shumta pranë kësaj qendre.

Artikulli paraprakVDEKJA E VALENTINIT, E ËMA KËRKON HETIM
Artikulli tjetërDOBRAÇI I RI PA RRUGË, GROPA DHE PLUHUR