Në agjencitë turistike në qytetin e Shkodrës që në ditët e para të dhjetorit, vihet re një rritje e fluksit të qytetarëve të cilët prenotojnë destinacionet e tyre të preferuara brenda dhe jashtë Shqipërisë për të kaluar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Një interes të lartë këtë vit ka patur edhe nga turistët e huaj bën të ditur Gentiana Mustali, operatore e agjencisë turistike në Shkodër.

Zonat malore si Kaloshini ne Malin e Zi dhe Boga ne Malesine e Madhe mbeten ndër destinacionet e preferuara por edhe vendet e tjera europiane.

Fluksi i turistëve të huaj në qytetin e Shkodrës ka ndikuar në përmirësimin e turizmit. Çdo ditë paraqiten pranë agjencive dhjetra turistë të huaj për të prenotuar destinacionet e tyre të preferuara që të kalojnë festat e fundvitit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-DINAMO, FLASIN AUTORËT E GOLAVE
Artikulli tjetërFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA FITON NDAJ APOLONISË