Shqipëria vijon të presë turistë edhe gjatë vjeshtës. Nga të dhënat e rregjistruara në doganën e Muriqanit, vetëm muajin e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 84154 shtetas, mes të cilëve 27662 janë shtetas shqiptarë dhe 56492 të huaj. Ndërkohë janë rreth 92857 shtetas të cilët kanë dalë nga territori shqiptar, 35334 janë shqiptar ndërsa 57523 janë të huaj.
Nga të dhënat e rregjistruara ajo që vihet re është se numri i daljeve nga territori I vendit është më I lartë krahasuar me ata që vijnë në Shqipëri, ku pjesa më e madhe janë të huaj të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre.
Ndryshe nga fundjavat ku në këtë doganë ka patur fluks hyrje daljesh, këtë të hënë situata paraqitet më e qetë. Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve ishin familjarë të cilët kanë si destincaion Malin e Zi për të kaluar disa ditë me familjarët apo miqtë e tyre, ndërkohë ka edhe nga ata shtetas të cilët detyrohen të lëvizin për arsye pune.
Fluksi I lëvizjeve në doganë pritet të shtohet që në ditët e para të muajit nëntor, pasi emigrantët kthehen për të kaluar festat e nëntorit në vendlindjen e tyre.