I kthyer në një destinacion turistik mjaft i pëlqyer gjatë viteve të fundit, Fishta po tërheq vemendjen turisteve dhe vizitoreve të shumtë edhe këtë sezon veror.Ky fshat i vogel piktoresk i cili ndodhet në zemer të Zadrimes 15 km larg qytetit të Lezhës, ofron bukuri natyrore, histori, traditë, kulture dhe gastronomi të pasur me prodhime të zones.

Të ardhur nga vende të ndryshme të botës turistet thonë se Fishta po i përmbush në maksimum pritshmeritë e tyre.Ata vlerësojnë bukurite natyre kulinarinë dhe mikëpritjen e vendasve.

Numri gjithnjë në rritje i vizitoreve e turisteve ka nxitur vendasit që të hapin bujtina dhe shtëpi druri.Njëri prej tyre është Zef Frroku një i ri i cili vendosi të investoje në vendlindje, duke ngritur njesi akomodimi për turistet.Ai thotë se interesi për Fishten është gjithnjë në rritje jo vetem gjatë sezonit veror, por gjatë gjithë vitit.

Referuar të dhënave fshati Fishtë në Lezhë vizitohet nga më shumë se 100 mijë përsona në vit dhe trendi është gjithnjë në rritje, duke ndihmuar në ekomoninë e shumë familjeve në këtë zonë që e kanë të varur jetesen me turizmin.

Artikulli paraprakNDOC SHTJEFNI, KUZHINIERI I APASIONUAR PAS PROFESIONIT
Artikulli tjetërBLLOKOHEN 34 MJETE LUNDRUESE NË DET, 2 NË VELIPOJË