Kjo ishte pamja e autostradës Laç-Fushe Krujë mbremjen e se hënës. Ky segment rrugor u përball me fluks te jashtëzakonshem automjetesh, e për rrjedhoje u krijua trafik i renduar.
Kthimi i qytetareve drejt kryeqytetit, pas diteve te pushimit për vitin e ri, duket se është bërë shkak i këtij fluksi të lartë automjetesh.Trafiku i renduar nisi që prej oreve te pasdites e vijoj deri ne oret e vona të mbremjes, ndërsa shpesh here pati dhe bllokim total te qarkullimit, e per rrjedhoje u krijua rradhe kilometrike automjetesh nga mbikalimi i Laçit e deri me Fushë-Krujë.
Ky segment kombetar rrugor është në vazhdimësi problematik përsa i përket trafikut, pasi nuk e përballon fluksin e lartë te automjeteve.Ndërkohë trafik i rënduar gjatë mbremjes se 2 janarit u krijua dhe në hyrje dalje te qytetit të Lezhës.