Policia Kufitare në bashkëpunim me Frontex kanë ndaluar mbrëmjen e së dielës 16 emigrantë të paligjshëm në Devoll.

Raportohet se emigrantët e ndaluar janë me kombësi të ndryshme si irakiene, siriane, algjeriane dhe marokene.

Në mesin e të ndaluarve ka gra dhe fëmijë, të cilët u kapën në afërsi të fshatit Trestenik. Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se emigrantet po intervistohen aktualisht në pikën kufitare të Kapshticës.

Artikulli paraprakSHQIPTARI GODET ME ÇEKIÇ GRUAN, MË PAS EDHE VETEN
Artikulli tjetërGAZMENT BARDHI: LETRAT E RAMËS, LUFTËNXITËSE