Minsitrat e Brendshëm dhe ata të Mbrojtjes të 15 vendeve ranë dakord këtë të mërkurë në Vjenë për të marrë masa të tjera për të siguruar që rruga tokësore nga Greqia të mbetet e mbyllur për refugjatët që përpiqen të hyjnë në vende të tjera evropiane.
Të thirrur nga minstrat austriakë të Brendshëm dhe të Mbrojtjes, takimi përfshiu homologët nga Çekia, Kroacia, Hungaria, Polonia, Rumania, Slovakia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Serbia, Bosnja, Kosova dhe Greqia. Pas takimit, ministri i Brendshëm austriak Wolfgang Sobotka dhe ai i Mbrojtjes Hans Peter Doskozil njoftuan se është rënë dakord për të hartuar një plan deri në prill për të ashtuquajturën “rrugë të Ballkanit Perëndimor”.