Tani mund të udhëtoni nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nëpërmjet abonimit vjetor unik të Wizz Air “All You Can Fly”. Kjo ofertë shënon një moment historik në udhëtimet ajrore evropiane dhe Aeroporti i Tiranës është pjesë e këtij programi inovativ.

Abonimi “All You Can Fly” i Wizz Air, i pari i këtij lloji në Evropë, tani është i disponueshëm me një çmim prej 599 euro. Ky abonim ekskluziv i lejon udhëtarët të eksplorojnë më shumë se 800 destinacione në të gjithë Evropën dhe më gjerë, gjatë 12 muajve. E vetmja kosto shtesë është një tarifë prej 9,99 euro për çdo drejtim, së bashku me vlerën shtesë të bagazheve dhe vendeve të uljes në avion sipas disponueshmërisë përkatëse.

Abonimi i veçantë “All You Can Fly” pasqyron përkushtimin e Wizz Air për të ofruar opsione të shumta udhëtimi me një çmim fiks, ndërkohë që Aeroporti i Tiranës mbetet i përkushtuar për të ofruar shërbime të nivelit të lartë.

Për më shumë informacion mbi kartën e anëtarësimit të Wizz Air “All You Can Fly” dhe për të përfituar nga oferta hyrëse me kohë të kufizuar, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Wizz Air.

Artikulli paraprakVETËM 181 PERSONA NGA 1394 RIREGJISTRIME RIFITUAN LEJEN E DREJTIMIT
Artikulli tjetër“KAÇINARI”/ OPERACION KUNDËR KULTIVIMIT TË DROGËS, NJË NË PRANGA E NJË NË KËRKIM