FMN mbyll misionin e konsultimeve për vitin 2022 dhe parashtroi disa prej përfundimet që ka nxjerrë.

FMN parashikon që 3.7% të jetë rritja ekonomike që pritet të jetë në 2022 falë aktivitetit të lartë e fuqishëm në turizëm, pasuri të paluajtshme e shërbime por “kjo rritje parashikohet të ngadalësohet me 2% në 2023 ndërkohë që inflacioni është rritur ndjeshëm dhe është bërë me bazë të gjerë”

Norma e inflacionit mbetet e lartë e do të kthehet në objektivin e caktuar nga BSH me 3% vetmë në 2024. Inflacioni është në kahun rritës, rritja e ekonomisë është në kahun e uljes.

“Deficitet dhe borxhi i lartë, Shqipëria përballet me sfida që rrjedhin nga çmimet e larta ndërkombëtare që janë rritur për ushqimet dhe energjinë. Politika të kujdesshme dhe vixhilenca janë të nevojshme në mënyrë që të frenohen rrisqet në rritje të ruhen sa të mundet moment pozitiv në ekonomi”

FMN i bën thirrje qeverisë të finalizojë pa vonesë strategjinë afatmesme të të ardhurave. Mbështetja fiskale duhet të jetë e shënjestruar ndaj kategorive në nevojë dhe të jetë e përkohshme. Forcimi I efikasitetit dhe besueshmërisë së financave publike mbetet thelbësor për të ruajtur besimin në treg e zbutur kostot e larta të huamarrjes.

FMN “bën thirrje për vixhilencë të shtuar që është jetike për të ruajtur stabilitetin financiar ndërkohë që kushtet monetare shtrëngohen dhe konfigurimi i sistemit financiar vijon të ndryshojë.”

Artikulli paraprakBIDEN-SCHOLZ, DËNOJNË SËRISH PËRPJEKJET E MOSKËS PËR ANEKSIMIN E TERRITORIT TË UKRAINËS
Artikulli tjetërBASKET, BEKTESHI: ZEMRA MA DO QË VLLAZNIA TË MOS BIE