GUEORGUIEV: UKRAINA PO PËRGATITET PËR NJË PROGRAM REFORMIMI TË EKONOMISË.Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) theksoi se kishte zhvilluar diskutime produktive me autoritetet ukrainase në Kiev,
por nuk kishte arritur në një marrëveshje për dhënien e një kësti tjetër nga ndihma. “Autoritetet ukrainase po përgatiten për një veprim vendimtar lidhur me një program të gjerë gjithpërfshirës për stabilizimin dhe reformimin e ekonomisë duke iu bërë ballë sfidave të vështira që u shfaqën vitin e kaluar”, theksoi në një komunikatë shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Ukrainë, Nicolai Gueorguiev, i cili zhvilloi një vizitë në Kiev nga data 9 deri më 18 dhjetor. “Në këtë kontekst ne kemi bërë progrese thelbësore në vlerësimin tonë të përbashkët të prioriteteve politike në të ardhmen”, shtoi shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që i akordoi Ukrainës një kredi prej 17 miliardë dollarësh kundrejt reformave politike strikte.