Ilir Boriçi një nga të ashtuquajturit të “fortët” e Fierit nga Policia e Shtetit ka përfunduar në pranga.

42-vjecari sipas policisë është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.Ai u arrestua nga forcat speciale në kuadër të operacionit Forca e Ligjit.

Të armatosur e të maskuar forcat e FNSH-së ushtruan një kontroll blitz në një lokal të familjes Boriçi në lagjen “8 Shkurti” Fier!

Aty policia thotë se sekuestroi 2 armë zjarri pistoletë dhe 1 shpatë dhe vuri në pranga në kushtet e flagrancës 42 vjecarin.

Ilir Boriçi sipas policisë është arrestuar 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armbajtje pa leje”.

Ai ishte ndërkohë me masë sigurie “Detyrim paraqitje” për “Armbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”, ngjarje e ndodhur në qershor 2017.

Ndërsa në Prill të këtij viti, lokali në pronësi të familjes Boriçi u sulmua me breshëri plumbash, ngjarje nga e cila pati vetëm dëme të materiale. Menjëherë pas sulmit, autorët, i vunë flakën makinës dhe u larguan pa lënë gjurmë.

Dy ditë pas ngjarjes, Agim Boriçi në emër të familjes deklaroi se ata nuk kishin konflikte me askënd.

Ndërkohë në kuadër të aksionit të Forcave speciale u arrestua Said Dervishi, 25 vjeç nga Lushnja, i cili rezultonte në kërkim për kërcënimin e dy vëllezërve në fshatin Zhamë.

Artikulli paraprakISHIN SHPALLUR NË KËRKIM NDALOHEN DY PERSONA
Artikulli tjetërIZOLIM TOTAL KOKAVE TË KRIMIT NË BURG SIPAS MODELIT ITALIAN