FNSH kontrolle , arrestohet 23 vjeçari me pistoletë në motor

Një 23 vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia në Burrel, në kuadër të masave për goditjen e grupeve kriminale si dhe kapjen e personave në kërkim. Në pranga përfundoi Leonard Kolaveri, 23 vjeç, banues në Burrel. Ky shtetas duke qarkulluar në qytet me motoçikletë mbante me vete armë zjarri Pistoletë pa leje. Gjithashtu në vijim të kontrolleve, në një lokal në pronësi të shtetasit S.K, 32 vjeç, banues në Burrel, janë gjetur një krëher fishekësh, një kapsolle detonatore dhe një shkop bejzbolli. Shtetasi S.K, nuk ishte në lokal në momentin e kontrollit por vetëm punonjësit e lokalit, dhe është shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”. Kontrolle të ngjashme do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Dibër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakTË SHTUNËN KUVENDI,AMBASADORËT TAKIM ME RAMËN NË KRYEMINISTRI
Artikulli tjetërDENOHEN TRE SHQIPTARET TRAFIKANTE DROGE