FNSH dhe policia vazhdijne  kontrolle në të gjithë vendin,

 Policia dhe FNSH kanë vijuar kontrollet edhe në akset kombëtare në rrethin e Krujës. Objektiv janë makinat luksoze të cilat i nënshtrohen kontrolleve për dokumentacion, armë apo sende të kundraligjshme. Kontrolle të imtëishme ka pasur edhe në Kurbin.

 

Vazhdojnë kontrollet e policisë së shtetit në Fier. Postblloqet janë vendosur në hyrje të qytetit, pranë vendit të quajtur “Vija e Ngjalës” dhe në dalje në aksin Fier-Vlorë.Aksioni i policisë dhe FNSH ka nisur që prej orës 9.30 të mëngjesit të sotëm dhe pritet të përfundojënë orën 12.00

Postblloqet janë ngritur në tre pika kyçe në qytet për të luftuar paligjshmërinë.Në qendër të kontrolleve kanë qenë mjetet luksoze dhe ato me targa të huaja ndërsa synohet kapja e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Deri tani janë ndaluar për verifikim rreth 20 automjete dhe nuk ka asnjë automjet të sekuestruar.Mësohet se kontrollet rutinë do të vijojnë edhe ditët e ardhshme.

Ndërkohë, policia e Shtetit i është rikthyer aksioneve Blitz me në fokus personat me precedentë penale dhe automjetet luksoze me probleme në dokumentacion në të gjithë.
Blutë të mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë kanë ngritur postblloqe dhe ushtrojnë kontrolle në pika kyçe të lëvizjes.

Sipas Policisë, mjetet kontrollohen dhe për dokumentacionin dhe nëse drejtuesit e tyre qarkullojnë me armë me vete.Operacionet nisën mbrëmjen e së premtes dhe vijuan edhe përgjatë të shtunës në Fier, Elbasan, Korçë, Sarandë e qytete të tjera.

Artikulli paraprakGJYKATA E APELIT NË SHKODËR KUNDËR NDRYSHIMEVE NË KODIN PENAL, TUBIMET VETËM ME NJOFTIM
Artikulli tjetërE PËRPLAS MAKINA KUR PO KALONTE RRUGËN, KËMBËSORJA NË GJENDJE TË RËNDË