Disa punonjës të Amazon deklarojnë se kompania i ka kërcënuar se do t’i pushojë nga puna pasi kanë folur mbi problematikat e mjedisit.

Punonjësit janë informuar se janë në kundërshtim me politikat e kompanisë.

Kjo vjen pasi ata u bashkuan me thirrjet që gjigandi i tregtisë elektronike të bëjë më shumë për të zgjidhur ndryshimet klimatike.

Por për këtë çështje reagoi dhe vetë kompania të cilët deklarojnë se politikat dhe rregullat e saj nuk janë të panjohura për punonjësit dhe i përfshin të gjithë.

Në një postim në Twitter, Climate Justice shkruajnë se burimet njerëzore të kompanisë kanë kontaktuar të gjithë punonjësit që kanë bërë një koment për zgjidhjen e çështjeve klimatike.

Sipas tyre, kompania i ka kërcënuar se do t’i pushojë nga puna nëse ata do të flasin sërish për Amazon.

Artikulli paraprakEURO ZHVLERËSOHET NDJESHËM, ARRIN 121.7 LEKË
Artikulli tjetërEMIGROI NGA BOSNJA KUR ISHTE VETËM 10-VJEÇE, ALMA ZADIQ PRITET TË JETË MINISTRE E DREJTËSISË NË AUSTRI