Ky është Cristofer Cordova, I riu nga Ekuadori I largët I cili deri ditën e djeshme luante muzikë në pedonalen pranë hotel “Colosseo” në Shkodër. Përpos muzikës që tërheq vëmendjen nga larg edhe veshja e tij është një element ndryshe.
Ky stil I Cristofer ka magjepsur qytetarët shkodranë të cilët me telefona në duar kanë ndjekur me interes të madh interpretimet e nuk kanë ngurruar as të fotografojnë veten pranë tij.
Shkodra duket se është një nga qytetet e tij të preferuara, pasi ai vazhdimisht kthehet këtu.
Muzika që ai luan nuk është vetëm tradicionale e Ekuadorit, por edhe moderne të cilën ai I sjell përmes tingujve të lehtë të flautit.
Në Shkodër janë të shpeshta vizitat e muzikantëve të cilët sjellin një pjesë të kulturës dhe traditës së vendeve nga vijnë. Cristofer Cordova me interpretimet e tij të veçanta I dha një ngjyrim tjetër atmosferës së festave të fundvitit që është krijuar këto ditë në Shkodër.