OBAMA NGA KONGRESI: NUK MUND TË HEQIM VËMËNDJEN NGA KY PROBLEM. Një fond i ri për të luftuar avancimin e virusit ët ebolës. Kjo është kërkesa e Presidentit Barak Obama në kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një kongres të dominuar nga republikanët dhe jo shumë i gatshëm për të polotësuar kërkesat e presidentit. Por gjithësesi kongresmenët i bëjnë apel opinionit publik për një temë që nuk i përket vetëm Afrikës Perëndimore por edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku ëshët regjistruar një rast i ri i dyshimtë për infektimin me virusin. Presidenti amerikan Obama u shpreh se nuk mund të hiqet vëmendja nga ky problem as dhe për një minutë dhe se ai është një virus që duhet të zhduket dhe jo thjesht të mjekohet. Obama i kërkoi kongresit që të miratojë një fond emergjence prej 6 miliardë dollarësh. Aktualisht janë rreth 3 mijë ushtarët dhe civilët amerikanë të pranishëm në vendet më të goditura nga epidemia në Liberi, sierra Leone dhe Guine.

 

 

 

Artikulli paraprak“JO TË GJITHË HAJDUTËT VIJNË PËR TË VJEDHUR”
Artikulli tjetërAP: SERBIA PO SHKON DREJT NACIONALIZMIT