Fondacioni Shqiptaro-Amerikan: Në 5 vjet 11.7 milion dollarë investime

Ndërhyrje në infrastrukturë dhe zhvillim biznesi Fondacioni Shqiptaro-Amerikan zhvilloi një forum ku u pasqyruan ndërhyrjet në qytetet e Beratit, Korçës, Shkodrës, Vlorës, Tiranës dhe Gjirokastrës. Ky fondacion ndërhyn për përmirësimin e shërbimeve në zona tregtare dhe urbane. Kryetari i fondacionit Michael Granof tha se ndërhyrjet bëhen për të zhvilluar zonat me potencial të rëndësishëm ekonomik dhe social. Në 5 vitet e fundit Fondacioni Shqiptaro-Amerikan ka investuar 11.7 milion dollarë në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimit të biznesit.

Artikulli paraprakVETEVENDOSJA,PROPOZOHEN 5 PIKA PER MARREVESHJE ME MALIN E ZI
Artikulli tjetërEMIGRANTI SHQIPTAR,VETEM 18 VJEÇ,ARBITER NE GJERMANI