Këshilli i bashkisë Shkodër zhvilloi një mbledhje ku një prej pikave më të rëndësishme ishte miratimi i rishpërndarjes së një fondi prej 1 milion euro që lidhet me blerje paisjesh dhe investime në infrastrukturë. Kjo pikë edhe pse u miratua nga të majtët, solli debate në salle.

Përpara se të mendohet me automjetet elektrike ekologjike, këshilltarët kërkuan që të zgjidhet çështja e mbeturinave që digjen duke ndotur qytetin e Shkodrës.

Kryebashkiaku Beci u përgjigj duke thënë se për djegien e mbeturinave dhe çdo shkelje tjetër po përgatitet një paketë e fortë me gjoba për qytetarët e papërgjegjshëm.

Në mbledhje e këshillit bashkiak u miratuan edhe disa pika të tjera të rëndësishme si krijimi i një ndërmarrje komunale brenda bashkisë për ndërhyrjen në rrugë e trotuare, ndërtimi i tregut të Rusit, fondi 6% për ndihmën ekonomike, dhënia e ndihmës për banesat e djegura nga zjarri dhe disa pika të tjera që morën miratimin e këshilltarëve.

Artikulli paraprakHUMANIZMI I MJEKUT NË MËRGIM NGA LEZHA
Artikulli tjetërVLLAZNIA ME NDRYSHIME NDAJ PARTIZANIT