Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë sot në mesditë fondin që do tu jepet partive politike për zgjedhjet e 25 qershorit.

Nga buxheti i shtetit do të jepen 65 milionë lekë, nga të cila rreth 49 milionë lekë do ti marrin Partia Socialiste dhe ajo Demokratike. Konkretisht selia rozë do të përfitojë 28 milionë lekë financime, pasi në zgjedhjet e katër viteve më parë është renditur e para me 713 mijë vota. Nga ana tjetër PD do të përfitojë 20.1 milionë lekë, ndërsa në votimet e vitit 2013 është renditur e dyta me 528 mijë vota.

Nga fondet që do të jepen prej buxhetit të shtetit LSI është renditur e treta ku do të përfitojë 7 milionë lekë , ndërsa katër vite më parë ka marrë 180 mijë vota. po ashtu republikanët do të përfitojnë 2 milionë lekë ndërsa PDIU dhe FRD do të përfitojnë 1.7 milionë lekë dhe 1.1 milionë lekë. PSD dhe PDS llogaritet të përfitojnë nga katër qind mijë lekë, ndërsa 10 partitë e tjera të regjistruara për zgjedhjet parlamentare do të përfitojnë nga 325 mijë lekë

Projektvendimet qe do shqyrtohen sot në KQZ

1. Për lirimin dhe emërimin kryesisht të anëtarit të KZAZ-së nr.7, Qarku Shkodër, dhe sekretarit të KZAZ-së nr.26, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.

2. Për përcaktimin e sasisë së fondit publik që do t’u shpërndahet si paradhënie partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017.

3. Për miratimin e vëzhguesve afatshkutër të Ambasadës Norvegjeze në Kosovë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017.

4. Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017.

5. Për miratimin e kritereve dhe procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e ekspertëve financiar për të kryer monitorimin e fushatës zgjedhore të partive politike.

6. Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore.

7. Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017.​

Artikulli paraprakTONIGHT – 30.05.2017
Artikulli tjetër27 TË VDEKUR NË 2 SULME, BAGDADI GODITET PËR RAMAZAN