Revista Forbes ka publikuar listën me dhjetë sportistët më të paguar në botë. Në vendin e parë vijon të qëndrojë Cristiano Ronaldo, që falë kontratës së majme me Al Nassr në Arabinë Saudite mban kreun edhe pse në moshën 38-vjeçare. Më pas Lionel Messi me diçka më pak se CR7, teksa argjentinasi luan me Inter Miami në SHBA. Futbolli qëndron në krye, me Mbappe që vjen pas Ronaldos dhe Messit. Lebron James, Canelo Alvarez, Dustin Johnson, Federer apo Durant janë mes dhjetë më mes të paguarve. Kontratat e majme janë si brenda fushës, ashtu edhe nga sponsorizimet dhe reklamat. Bie në sy se ish-tenisti Roger Federer paguhet 95 milionë dollarë në vit vetëm për reklama.

Dhjetë sportistët më të paguar në botë gjatë një sezoni:

Cristiano Ronaldo (Futboll): 136 milionë dollarë

Në fushë: 46 milionë dollarë. Jashtë fushës: 90 milionë dollarë
Lionel Messi (Futboll): 130 milionë dollarë

Në fushë: 65 milionë dollarë. Jashtë fushës: 65 milionë dollarë
Kylian Mbappé (Futboll): 120 milionë dollarë

Në fushë: 100 milionë dollarë. Jashtë fushës: 20 milionë dollarë
Lebron James (Basketboll): 119.5 milionë dollarë

Në fushë: 44.5 milionë dollarë. Jashtë fushës: 75 milionë dollarë
Canelo Alvarez (Boks): 110 milionë dollarë

Në fushë: 100 milionë dollarë. Jashtë fushës: 10 milionë dollarë
Dustin Johnson (Golf): 107 milionë dollarë

Në fushë: 102 milionë dollarë. Jashtë fushës: 5 milionë dollarë
Phil Mickelson (Golf): 106 milionë dollarë

Në fushë: 104 milionë dollarë. Jashtë fushës: 2 milionë dollarë
Stephen Curry (Basketboll): 100.4 milionë dollarë

Në fushë: 48.4 milionë dollarë. Jashtë fushës: 52 milionë dollarë
Roger Federer (Tenis): 95.1 milionë dollarë

Në fushë: 0.1 milionë dollarë. Jashtë fushës: 95 milionë dollarë.
Kevin Durant (Basketboll): 89.1 milionë dollarë

Në fushë: 44.1 milionë dollarë.
Jashtë fushës: 45 milionë dollarë.

Artikulli paraprakNATO SHTON TRUPAT NË KOSOVË, ZBARKON BATALIONI ITALIAN NGA FORCA REZERVË OPERACIONALE
Artikulli tjetër“SHPRESOJ QË SHQIPËRIA DO TE JETË BEFASIA E MADHE E KËTIJ GRUPI”, DE BIASI: NDIKON FAKTORI…KOHË