Përkeqësohen dukshëm barrierat për biznesin. Shqipëria renditet në pozicionin e 69, duke qenë afër vendeve të tilla si Ruanda, Zambia, apo Bahrain. E para në rajon, Maqedonia.

Shqipëria renditet ndër të fundit në rajon, në një renditje të publikuar nga revista e njohur Forbes në listën e vendeve më të mira për të bërë biznes. Publikimi është i fundit të dhjetorit 2015. Shqpëria renditet në pozicionin e 69, duke qenë afër vendeve të tilla si Ruanda, Zambia, apo Bahrain. Më mirë në rajon është Maqedonia, e cila është në vendin e 39. Shteti i vogël fqinj, pa dalje në det dhe pa shumë burime natyrore, vitet e fundit po tregohet mjaft konkurrent në tërheqjen e investimeve të huaja, duke i “rrëmbyer” shumë investitorë potencialë Shqipërisë.  Pas Maqedonisë, në vendin e 44 dhe të 45 ndodhen përkatësisht Rumania dhe Bullgaria. Listën e vendeve të rajonit e vazhdon Kroacia, në të 46-n, Mali i Zi në të 49-n, dhe Greqia në të 50-n. Më keq se Shqipëria është vetëm Bosnjë Hercegovina, një shtet që njihet për burokracinë e tij, për shkak të problemeve administrative me ndarjen e dy entiteteve.

Artikulli paraprakPD, 8 VIKTIMA NË VITIN E RI, POLICIA TË NDËRHYJË
Artikulli tjetërULEN TEMPERATURAT, 2016-ta NIS MË RESHJE SHIU DHE DËBORE