Pas sekuestrimit të vila “Golden” në pronësi të vëllezërve Hajri në Shijak, radhën e ka pasur Shkodra. Në ditën e dytë të Operacionit Forca e Ligjit, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit ka firmosur urdhrin për sekuestrimin e pasurive të 6 personave, konkretisht:
Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.
Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër; Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ; Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.
Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër; 3 automjete, 1 motor.
Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë; Një automjet;
Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.
Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re; Një automjet;
Si në rastin e Shijakut edhe në Shkodër sekuestrimet kanë lidhje me pengmarrjen e Jani Prengës.
“Në vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për disa subjekte” njoftoi policia.
Ndërkohë ditën e sotme, OFL i ka dërguar kërkesë për plotësim formulari dy personave, Lulzim Berishës në Durrës dhe Ardian Çapjas në Elbasan.